Manchester United ka shënuar fitore në kuadër të Superkupës së Anglisë i njohur më mirë si Community Shield, duke mposht kampionin aktual anglez Leicester City me rezultat 2-1.
Djajtë e kuq kaluan në epërsi me golin e Jesse Lingard, ndërsa sulmuesi më i mirë i edicionit të kaluar në Premier League Jamie Vardy e barazoi rezultatin në 1-1.
Golin e fitores për Man.United e shënoi i papërmbajtshmi Zlatan Ibrahimovic vetëm shtatë minuta para fundit.
Është kjo hera e 21-të, që Man.United e fiton këtë trofe, që padyshim është rekord apsolut në futbollin anglez.
