Manchester United mori fitoren e tretë radhazi në Premier League teksa mposhti me shifrat 0-3 në transfertë Evertonin. Djajtë e Kuq e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer ndërsa në minutën e tretë gjetën golin e avantazhin me anë të Garnachos.

Argjentinasi realizoi një gol të jashtëzakonshëm duke ekzekutuar mjeshtërisht një roveshatë me topin që ishte i destinuar për të përfunduar në rrjetë. Në fraksionin e dytë, United shënoi edhe dy gola të tjerë teksa ishte Martial që fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Marcus Rashford.

Në vijim, shënoi edhe Martial që mbylli me sukses një aksion të bukur të United. Falë kësaj fitoreje, Manchester United ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vend të gjashtë ndërsa Everton mbetet në vendin e 19 me katër pikë.

Artikulli paraprakReali bëhet klubi i 100 milionëshave, vetëm Haland dhe Mbape vlejnë më shumë se yjet e “los blancos”
Artikulli tjetërRoma e mposht “mushterinë” e rregullt