Nuk pati befasi, por Man.United fitoi me një dozë frike në fund ndaj skuadrës më të dobët angleze Sheffield United.

Djajtë e kuq festuan në udhëtim 2-3, por me vendasit tëcilët kaluan të parët në epërsi me golin e David McGoldrick, por pas gabimit apo dhuratës së portierit Henderson.

Shumë shpejt Man.United shënoi dy gola përmes dy sulmuesve kryesor, Marcis Rashford dhe Anthony Martial.

Gjërat pothuajse u mbyllën kur Marcus Rashford e shënoi edhe golin e tretë me të nis pjesa e dytë, mirëpo goli i dytë edhe i David McGoldrick, ia vështirësoi pak punët gjigantit anglez, pasi portieri Henderson pati një pritje spektakolare në kohën shtesë, pasi për pak vendasit nuk e barazuan krejt rezultatin.

Me këtë fitore Man.United shkon në kuotën e 23 pikë, dhe pozita e gjashtë, duke shtuar këtu se ka vetëm dy pikë më pak se Tottenhami i dyti, kurse Sheffield është krejt në fund me vetëm 1 pikë. /Korneri.net

Artikulli paraprakRoma e katërta, Torino po rrezikon shumë
Artikulli tjetërThe Way To Generate Income On Adultcamlover