Një gol, tri pikë. Kështu gjithmonë ka thënë dhe ka pasur dëshirë të fitoj portugezi Jose Mourinho. Edhe këtë herë skuadra e tij Manchester United shënoi fitore ndaj Tottenham në Old Trafford, me golin që e shënoi Henrik Mkhitaryan i cili në pjesën e dytë pësoi lëndim serioz duke u zëvendësuar.

Spurs luajtën më mirë në pjesën e dytë pas pranimit të golit, krijuan disa raste të mira të cilat nuk i shfrytëzuan andaj u pajtuan me disfatën e dytë sezonale, kurse United ndërkohë qëlloi edhe shtyllën pas gjuajtjes së bukur të Paul Pogba.

Pas kësaj fitore Man.United tash ka vetëm tri pikë më pak se Tottenham që është larg liderit -10 pikë.

 

Artikulli paraprakHiguain vendosi derbin e Torinos
Artikulli tjetërLiverpool sikur po dorëzohet, West Ham ndali “reds”