Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League. Skuadra e Erik ten Hag triumfoi 0-1 në duelin e luajtur përballë Fulhamit në “Craven Cottage”.

Sfida ishte tepër e luftuar, teksa kryesori Brooks nxori 8 herë kartonin e verdhë. “Djajtë e Kuq” iu falën golit të Bruno Fernandes në minutat shtesë të takimit.

Kapiteni gjeti cepin e portës kundërshtare me një goditje të saktë, duke ndezur festën e tifozëve të United, shokëve të skuadrës dhe stafit teknik. Në fund festuan lojtarët e United, të cilët siguruan një fitore tepër të rëndësishme. Duke llogaritur momentin e vështirë ku gjendeshin.

Me suksesin e sotëm, United është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë me 18 pikë.

Artikulli paraprakLiverpooli nuk heq dorë nga”ylli” i PSG-së, ëndrra mund të bëhet realitet verën e ardhshme
Artikulli tjetërNapoli i fortë për Salernitana, kampionët në zonën Champions