Anësori i Borussia Dortmund Jadon Sancho është prioriteti absolut për Manchester United në afatin kalimtar të verës, dhe CEO Ed Woodward insiston në ardhjen e tij.

Por, problemi është shuma e kompensimit e kërkuar nga Borussia, e cila arrin në  128 milionë euro, që do të ishte një shumë rekorde që do të paguhej nga një klub anglez, raportojnë media britanike, edhe spe duhet pranuar se është pak e besueshme në këto momente, përcjell Korneri.net

A mundet United të ndajë mënjanë ato para?

Çështja është nëse Manchester United mund të përballojë një kosto të tillë financiare këtë verë, pasi tashmë ka humbur 30 milionë euro për shkak të pandemisë koronavirus, dhe shifra përfundimtare pritet të jetë shumë më e lartë.

Sancho erdhi në Borussia tre vjet më parë nga objekti i të rinjve në Manchester City në një transferim me vlerë tetë milion euro, dhe kontrata e tij skadon në 30 qershor 2022.

Në dy sezonet e fundit, ai është dalluar me lojëra të shkëlqyera dhe Borussia dëshiron ta mbajë atë në radhët e tyre, dhe para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, ata i ofruan atij një kontratë të re me një pagë shumë më të lartë, 10 milionë euro në sezon. Kjo do ta bënte atë futbollistin e dytë me pagë të Borussia Dortmund, menjëherë pas kapitenit Marc Reus, i cili fiton 11 milion euro në vit. /Korneri.net

Artikulli paraprakMcManaman: Më duket se Klopp do të largohet
Artikulli tjetërTallej me koronavirusin, tash e humbi ndeshjen kunder Man.United!