Start dramatik në grupet e Champions League.

United pësoi disfatën e parë, edhe pse Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë ndaj Young Boys, shkruan Korneri.net

Mbrojtësi  Van Bissaka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të, duke lënë anglezët me 10 lojtarë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, kurse në fragmentin e dytë të lojës, vendasit përmbysën gjithçka me Ngamaleun dhe Sebatceun, i cili shtangu anglezët në sekondat e fundit.

Ndërkohë ndeshja tjetër mes Sevillas dhe Salzbur përfundoi në barazim 1-1. E veçanta e kësaj përballje është se u akorduan 4 penallti, 3 për Salzburgun, që arriti të shënonte vetëm një herë dhe një për Sevillan që u shndërrua në gol nga Rakitiç. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here