Manchester United e fillon me humbje në “Old Trafford” sezonin e ri në Premier League. Debutim i hidhur në stolin e “Djajve të Kuq” për Erik Ten Hag, djemtë e të cilit u mposhtën 1-2 nga Brighton.

Holandezi e uli në stol Cristiano Ronaldon, teksa pjesa e parë ishte skandaloze për vendasit. Miqtë luajtën fort, bukur dhe realizuan dy herë në fraksionin e parë të takimit me anë të gjermanit Pascal Gross (30’, 39’).

United reagoi në pjesën e dytë, në fushë u hodh edhe CR7, ndërkohë që një autogol i argjentinasit Alexis Mac Allister (68’) ndezi shpresat e vendasve dhe tifozëve.

Gjithsesi, Brighton u mbrojt mirë dhe siguroi një sukses fantastik, ndërkohë që lojtarët e United, të cilët zhgënjyen mbështetësit e tyre, kanë shumë probleme për të zgjidhur dhe gjëra për të përmirësuar.

Barazim spektakolar në Leicester City-Brentford (2-2), përballja tjetër e transmetuar në SuperSport. “Dhelprat” e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Timothy Castagne (33’).

Vendasit realizuan edhe golin e dytë sapo nisi fraksioni i dytë i takimit me anë të Kiernan Deësbury-Hall (46’). Brentford (Thomas Strakosha në stol) gjetën forca dhe siguruan një pikë pozitive falë rrjetave të Ivan Toney (62’) dhe Josh Dasilva (86’).

Artikulli paraprakTonali mund të mungoj një muaj
Artikulli tjetërHaaland shpërthen në start, Man.City e nis perfekt