Manchester United është duke punuar ta sjell në skuadërr anësorin e PSV, Cody Gakpo.

Menaxheri i United, Erik ten Hag është shumë i njohur me mundësitë e futbollistit 23-vjeçar, pasi para United ai drejtonte Ajaxin, dhe e njeh shumë mirë potencialin e lojtarit që pritet të transferohet në Old Trafford, përcjell Korneri.net

Nga ana tjetër klubi i njohur holandez PSV kërkon rreth 40 milionë euro për Gakpon, një shifër mjaftë e lartë, por duke e ditur se anglezët shpenzojnë shuma të mëdha edhe për lojtarë jo shumë të njohur, kjo nuk paraqet problem për “djajtë e kuq”. /Korneri.net

Artikulli paraprakPropozimi i guximshëm i Adriano Gallianit: Një “Brexit” edhe në futboll
Artikulli tjetërEdhe bashkëlojtarët e tij duan që Ronaldo të largohet