Manchester United pas një edicioni të jashtëzakonshëm ka arritur që ta fitojë trofeun Europa League pasi ka mposhtur sonte Ajaxin me rezultat 2:0 në finalen e zhvilluar në Stokholm.

Golin e parë e shënoi Paul Pogba, i cili shënoi në minutën e 18 pas asistimit nga Fellaini.

Në pjesën e dytë epërsinë e dyfishoi Mkhitaryan në minutën e 48 pas asistimit nga Smalling.

Pas triumfit në Ligën e Evropës “Djajtë e Kuq” rikthehen në Champions League./Korneri.net.

Artikulli paraprakConstantinides se harron Prishtinën: Ish trajneri “Bardhekaltër” uron skuadrën (VIDEO)
Artikulli tjetërGattuso kthehet në Milan