Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Europa League, por ishte minimale dhe pa lënë ndonjë gjurmë ndaj skuadrës anonime Zorya.
Golin e vetëm për “djajtë e kuq” e shënoi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic i cili po e shpëton shumë shpesh lëkurën e Jose Mourinhos.
Me të njëjtin rezultat fitore shënoi edhe Fenerbahce ndaj Feyenoord në një ndeshje me përplot raste dhe akcione të bukura, por vendosi goli i Emmanuel Emenike pas vetëm 18 minutash lojë. Ishte kjo disfata e parë e skuadrës holandeze deri më tani në të gjith garat.
Grupi A: Prinë Fenerbahce me 4 pikë, i ndjekur nga Feyenoord dhe Man.United që kanë nga tri pikë, kurse Zorya është në fund me 1 pikë