Manchester United barazoi në Old Trafford në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Europa League përballë përfaqësuesit spanjoll Celta Vigo, dhe në këtë mënyrë siguroi finale e madhe.
Spanjollët patën kontrollin e topit dhe posedimin deri në 62%, por i kushtoi shtrenjtë humbja në ndeshjen e parë 0:1, shkruan Korneri.net
United kaloi në epërsi me anë të belgut Marouane Fellaini, ndërsa barazoi shumë vonë mbrojtësi Facundo Roncaglia i cili pak minuta më vonë pas një kacafytje me mbrojtësin e vendasve Eric Bailly ndëshkohet me kartonë të kuq.
Barazimi 1:1 e dërgoi skuadrën angleze në finale. /Korneri.net