Manchester City është gati të thyej të gjitha rekordet në historinë e futbollit duke i ofruar 114 milionë Barcelonës për Lionel Messi. Klubi anglez e ka kontaktuar tashmë Barcelonën dhe ftbollistin argjentinas, të cilit i ofrojnë 910.000 euro në javë, shkruan tablodi britanik “The Sun”.

Manchester City luan në letrën kryesore që ka, trajnerin Pep Guardiola, i cili është një mik shumë i mirë me Messin, por duhet thënë se të gjitha mund të bien në ujë nëse argjentinasi vendos ta vazhdoj kontratën me klubin e tij të zemrës.

Në Barcelonë nuk janë shumë të gatshëm që t’i ofrojnë paga marramendëse Messit pasi ky i fundit kërkon pagë rekorde për futbollin evropian duke i tejkaluar të gjithë, edhe pse muaj më parë Messi ka refuzuar pasuri të madhe nga klubet kineze.

Guardiola është dakord që Messi të kaloinë Etihad Stadium, por topi është në këmbët e argjentinasit.

Artikulli paraprakZyrtare, ekskluzive: Trepça paguan dënimin në BIBL
Artikulli tjetërJuventusi e vodhi llogon e klubit nga një shitës suxhuku!!!