Manchester City nuk pyet për Manchester United, fiton 0-3 në “Old Trafford”, rezultat që konfirmon diferencën e madhe që ekziston mes dy skuadrave në këto momente.

Erling Haaland ishte heroi i skuadrës së Pep Guardiolës me dy gola dhe një asist për festën e Phil Foden, i cili vulosi suksesin me “tris” të Citizens.

Onana ishte më i miri për vendasit, teksa me pritjet e tij evitoi një humbje më të thellë. City ndan vendin e dytë me Arsenalin me nga 24 pikë. Dy më pak se Tottenhami kryesues.

Ndërkohë, skuadra e Erik ten Hag regjistroi humbjen e pestë në dhjetë javët e para në Premier League. Duke mbetur në vendin e tetë me 15 pikë.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Inter-Roma
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Napoli-Milan