Manchester City e ka fituar përballjen e sotme ndaj WBA në udhëtim me rezultat 2:3, duke mbajtur diferercën me vendin e dytë në pesë pikë, shkruan “Korneri.net”.

Golat për “qytetarët” i shënuan Sane, Fernandinho dhe Sterling, kurse golin e vetëm për vendasit e realizuanJay Rodriguez Phillips.

Fitore të rëndësishme sonte shënoi edhe Arsenali pasi në shtëpi mposhti Swansea-n me rezultat 2:1 edhe pse në pjesën e parë ishte duke pësuar.

Golat për “Gunners” i shënuan Kolasinac dhe Remsey, kurse golin e vetëm për uellsianët e realizoi Clucas.

Fitore sot arriti edhe Liverpool, duke mposhtur në “Anfield” Huddersfield 3:0 me golat që i realizuan Sturridge, Firminho dhe Wijaldum./Korneri.net.

Artikulli paraprakDortmundi humbi sërish, Wolsfburg në sekondat e fundit…
Artikulli tjetërJuventus në epërsi me golin e bukur të Higuain (Video)