Vazhdon momenti i artë për Manchester City-n në Premier League me skuadrën e Pep Guardiolës që regjistroi fitoren e 6-të radhazi në kampionat dhe të 9-ën rresht në të gjitha kompeticionet, pasi fitoi duelin e prapambetur të javës së 1-rë ndaj Aston Villas me rezultatin e pastër 2-0 në Etihad.

Citiziens e dominuan takimin dhe pas një morie rastesh të shpërdorura sidomos në pjesën e dytë ku goditën edhe traversën me Joao Cancelon arritën më në fund të zhbllokonin shifrat me golin e Bernardo Silvas me një goditje nga distanca në minutën e 79-të.

Më pas skuadra e Guardiolës fitoi edhe një 11-metërsh të cilin e kthehu në gol Ilkay Gundogan në minutën e 90-të. Me këtë fitore Manchester City barazoi Leicester City-n në krye në kuotën e 38 pikëve.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here