Arsenali tregoj sa është serioz që në xhiron e dytë në Premier League, duke humbur në udhëtim te Stoke City 1:0, dhe telashet filluan.
Pa asnjë dyshim sulmuesi kilian Alexis Sanchez nuk mund të qëndroj në një skuadër që nuk është e denjë të fitoj gjëra të mëdha (titullin vendor) e lërë më garat evropiane, andaj vetëm po pret një ofertë të mirë që të largohet, shkruan Korneri.net.
Deri tash Arsene Wenger ka qenë pegesa më e madhe apo ai që ndali tranferimin e tij te Man City, Bayern apo te Paris SG. Megjithatë, klubi i pasur anglez Man.City po përgatitë ofanzivën e fundit të rëndë 70 milionë euro për shërbimet e Sanchez i cili është në vitin e tij të fundit të kontratës me Arsenalin. Mediat britanike këtë herë janë shumë të sigurta se ky operacion do të jetë i suksesshëm. /Korneri.net