Manchester City e ka fituar përballjen derbi të Grupit F, të vlefshme për xhiros e tretë të fazës së grupeve të Champions League ndaj Napolit me rezultat 2:1, duke shfaqur fuqinë reale që ka sivjet skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.

Realisht, City shënoi dy gola të shpejtë në start të ndeshjes, për mes Sterling dhe Jesus, duke krijuar epërsi edhe nga ana psikologjike, kurse Napoli shpërdoroi një penallti përmes Mertens dhe realizoi një me Diawara.

Në kuadër po të Grupit F, Shkahtar ka fituar me rezultat 2:1 në udhëtim te Feyenoord, duke bërë rikthim të madh në rezultat.

Pas tre xhirove, në Grupin F kryeson Manchester City me pikë të plota, Shakhtar ka tubuar gjashtë pikë, Napoli 3 dhe e mbyll renditjen tabelare Feyenoord me zero pikë të tubuara./Korneri.net.

Artikulli paraprakFitorja më e madhe e Liverpool në histori të Champions League, deklasohet edhe Sevilla
Artikulli tjetërReal ndalet nga Tottenham, zhgënjen Dortmund