Tri ditë më herët në të njëjtën fushë, dhe ndaj të njëjtit kundërshtar, Manchester City shënoi fitore në kuadër të Kupës së Anglisë, ndërsa këtë herë në kampionat fitoi 1-3 ndaj Swansea, për ta mbajtur bilancin e 100%, pas gjashtë xhirove në Premier Leahue me 18 pikë.

Këtë herë “citizens” fituan fal golave të Sergio Agueros që shënoi dy herë dhe Raheem Sterling që është rilindur prej se skuadrën e mori Pep Guardiola. Krejt farë bënë vendasit ishte goli i spanjollit Fernando Llorente.

Liverpool deklasoi në shtëpi Hull City 5-1. Gjithçka mori fund në pjesën e parë kur Llalana, Milner nga penalltia dhe Mane shënuan për 3-0, ndërsa në pjesën e dytë fillimisht mysafirët ngushtuan epërsinë me golin e Meyler, por Coutinho me një gol të bukur dhe sërish Milner i dhanë fund ndeshjes.

tottenham

Tottenham po vazhdon me rezultate positive duke fituar në udhëtim te Middlesbrough 1-2 me golat e Son Heung-Min për 23 minuta lojë. Vendasit ngushtuan epërsinë me anë të Gibson, por asgjë më shumë.

Rezultatet tjera: Bournemouth – Everton 1-0, Stoke City-WBA 1-1 dhe Sunderland –Crystal Palace 2-2.

Artikulli paraprakBayern fitoi në fund, barazim në Frankfurt,Leverkusen fitoi në dramën e Mainz
Artikulli tjetër“Manita” e Barcelonës