Manchester City ia ka dalë të fitojë me përmbysje në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj PSG.

Citizens ishin në disavantazh në pjesën e dytë, pasi mysafirët shënuan gola të parët pas një kombinim Messi me Mbappe. Por, skuadra e Pep Guardiolas reagoi mirë dhe me golat e Sterling dhe Gabriel Jesus i dhurojnë ekipit tre pikë shumë të rëndësishme duke i siguruar kështu kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin A.

Nga ana tjetër, Milan e deklasoi me lojë Atl.Madridin në udhëtim dhe me plot meritë shënoi fitore  0-1, me golin e Messias që realizoi në minutën e 87. Falë këtyre tre pikëve, kuqezinjtë rihapin llogaritë për kualifikim dhe ngjiten në vendin e tretë me 4 pikë në Grupin B, ndërsa para tyre mbetet Porto me 5 pikë dhe Liverpool-in e kualifikuar me 15 pikë. Ndeshja e fundit për italianët do të jetë pikërisht ndaj anglezëve, të cilë fituan 2-0 ndaj Portos me golat e Alcantara dhe Salah.

Real Madrid fitoi pa shumë problem ndaj Sheriff Tiraspol në udhëtim me rezultatin 0-3. Golat për Los Blancos u realizuan nga Alaba dhe Kroos në pjesën e parë, ndërsa në të dytin Benzema shënoi edhe të tretin. Pas kësaj ndeshje, madrilenët kualifikohen për më tej ndërsa në ndeshjen e fundit do të diskutojnë vendin e parë me Inter.

Ndeshjet e mbrëmjes:

Besiktas-Ajax 1-2

Inter-Shakhtar Donetsk 2-0

Atl.Madrid-Milan 0-1

Club Brugge-Leipzig 0-5

Liverpool-Porto 2-0

Manchester City-PSG 2-1

Sheriff Tiraspol-Real Madrid 0-3

Sporting-Dortmund 3-1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here