Ndeshjet e sotme të kampionatit anglez të futbollit kanë konfirmuar Manchester City si superfuqinë e Premier Ligës, pasi skuadra e Pep Guardiolës ka regjistruar fitoren e 11 në 12 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Triumfi në fushën e Leicesterit erdhi falë golave të Gabriel Jesus në fundin e pjesës së parë dhe të De Brune në fillimin e të dytës. Dyshja po udhëheq ekipin e City drejt rekordeve të njëpasnjëshme në kampionat ku pakkush duket në gjendje të mbajë ritmin e këtij ekipi.

Me rezultatet e pasdites, i dyti në kalsifikim është ekipi i Chelsea, plot 9 pikë larg. Londinezët e Contes kanë lënë pas zërat për krizë dhe probleme brenda grupit, duke siguruar fitoren e 4-t radhazi falë triumfit 4-0 ndaj WBA ku sulmi dha sinjale bindëse, pasi si Morata, ashtu edhe Hazard, gjetën rrugen e golit.

Artikulli paraprakArsenal e Mustafi të pathyeshëm në shtëpi
Artikulli tjetërPa problem Barcelona mposhti Leganes