U përfol dhe u konsiderua si transferim në disa skuadra të mëdha europiane, por të gjitha mbetën vetëm thashetheme atëherë kur në skenë doli skuadra e pasur e sheikëve Manchester City, e cila arriti të transferojë brazilianin e talentuar Gabriel Jezus.

Sulmuesi i talentuar brazilian i kushtoi më tepër se 30 milionë euro skuadrës së Guardiolas.

Ish anëtari i Palmeiras është përforcimi i tretë i madh i Cityzens, pas Gundogan e Sane që erdhën nga Bundesliga.

City në krye me Guardiolën pret rikthimin e titullit në Premier League, derisa primare mbetet Liga e Kampionëve, trofe të cilin asnjëherë nuk e ka shijuar skuadra e dytë e Manchesterit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here