Manchester City ka shënuar fitore të vështirë dhe të rëndësishme ndaj kampionit të edicionit të kaluar Leicester City me rezultat 2;1, dhe për të siguruar edhe definitivisht një vend që e dërgon direkt në Ligën e Kampionëve i duhet së oaku edhe një fitore të dy ndeshjet e ardhshme, shkruan Korneri.net.
David Silva e kaloi në epërsi “citizens”, për ta dyfishuar atë Gabriel Jesus nga penalltia.
Në fund të pjesës së parë Shinji Okazaki e ktheu në lojë Leicester Cityn, që arriti të barazonte nga penalltia përmes Ryad Mahrez, por gjuajtja e tij nuk ishte si duhet pasi e qëlloi topin së pari me këmbën e djathtë e më pas me të majtën, dhe në këtë mënyrë gjyqtari e anuloi. /Korneri.net