Nuk ka skuadër më të fortë sivjet në Premier League se Manchester City.

Citizens mposhtën edhe Arsenalin dhe atë lehtë me rezultat 3:1, për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit të kampionit, dhe duket se nuk ka kush që mund ta ndal drejtë këtij objektivi, shkruan Korneri.net.

Kevin De Bruyne e kaloi në epërsi skuadrën e Pep Guardiolas, ndërsa me të nis pjesa e dytë Kun Agiuero nga penalltia e dyfishoi epërsinë edhe pse ishte një penallti e dyshimtë.
Në lojë Arsenalin e ktheu Alexandre Lacazette, por Gabierl Jesus (nga offside) shënoi për rezultatin final. Man City ka 31 pikë dhe prinë bindshëm në Premier League, tetë më shumë se Man.United. /Korneri.net

Artikulli paraprakNë Firencë ishte futboll me plot kuptimin e fjalës
Artikulli tjetërDy magji të djaloshit të Milanos që luan te Bologna (Video)