Las Palmas-Mallorca ndajnë pikët në javën e parë të La Liga, me sfidën që e mbyllën me barazimin 1-1, ndërsa për sulmuesin Vedat Muriqi kjo ndeshje ishte e pafat.

Pjesa e parë foli për vendasit, të cilët diktuan ritmin dhe gjetën avantazhin në minutën e 29’ me Vieran.

Në krahun tjetër Mallorca pati mundësinë për të barazuar në minutën e 41’, pasi fitoi një penallti, por Muriqi gaboi dhe e dërgoi topin në traversë, duke bërë që ky fraksion të mbyllej me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë sulmuesi i përfaqësues së Kosovës pati disa raste të për të shënuar, por fati nuk ishte në anën e tij në këtë përballje.

Ndërkohë, në minutën e 70’ Raillo gjeti rrugën drejt rrjetës, duke vulosur sfidën dhe duke i dhuruar Mallorca-s një pikë në takimin e vlefshëm për javën e parë të La Liga-s.

/Supersport.al

Artikulli paraprakNewcastle deklasoi Aston Villan, shënoi Tonali në debutim
Artikulli tjetërDe Katelaere ta Atalanta, kjo është marrëveshja