Zor se mund të gjendet futbollist më i pafat se Marco Reus në qarkullim.

Sulmuesi i Borussias së Dortmundit fitoi dje Kupën e Gjermanisë, trofeu i parë në karrierë, por nuk mundi të festoi si duhej.

Një dëmtim i rëndë në ligamente e detyroi Reusin të dilte që në pjesën e parë dhe tashmë pritet një ndalesë prej 6 muajsh.

Në karrierën e vet Reusi ka qenë vërtet i pafat: 3 finale kupe të humbura, 3 herë i dyti në Bundesligë, një finale e humbur në Champions League, mungesë për dëmtim në Kupën e Botës 2014.

Artikulli paraprakLamtumira e Totti-t përcillet me shumë mesazhe nga legjendat botërore
Artikulli tjetërÇmendet Chelsea: Ja oferta bombastike për yllin e Real Madrid