Duket se Milani është përfshirë nga një “mallkim” dëmtimesh në këtë periudhë. Pas De Shiljos dhe Bonaventurës, dëmtohet një tjetër lojtar kryesor.

Bëhet fjalë për Luka Antonelin, i cili ditën e sotme ka pësuar një dëmtim në seancën stërvitore në Milanelo. Për trajnerin Vinçenzo Montela shtohen problemet, pasi lojtarët kryesorë janë të dëmtuar.

Antoneli u dëmtua pas një përplasje të paqëllimshme me një shok tjetër skuadre, por që tashmë ka futur në hall trajnerin kuqezi.

Artikulli paraprakRoma në gjysmëfinale pas golit të legjendës Totti
Artikulli tjetërFiorentina po afrohet në zonën Euroa League