Skuadra e Malishevës është rikthyer tek fitorja pas humbjes që e pësoi javën e shkuar nga Prishtina. Të shtunën, Malisheva triumfoi bindshëm ndaj skuadrës së Feronikelit ’74.
Ndeshja e luajtur në Suharekë në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës, përfundoi 4:1 në favor të Malishevës.

Me këtë fitore, Malisheva ka tubuar nëntë pikë, gjashtë më shumë se Feronikeli ’74 që regjistroi humbjen e tretë këtë edicion. Malisheva kaloi e para në epërsi në minutën e 43-të kur Ilir Mustafa zhbllokoi rezultatin, por dy minuta më vonë Feronikeli ’74 barazoi me anë të Berishës. Në pjesën e dytë, Malisheva shënoi edhe tre gola tjetër për ta konfirmuar fitoren e thellë. Fillimisht, Donat Vitija e riktheu epërsinë në minutën e 51-të. Për 3:1 shënoi Robert Matheu në minutën e 71-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi në minutën e 84-t.