U mundua deri në fund për të qenë në fushë kundër Udineses, por nuk ia doli. Tashmë lufta me kohën vazhdon dhe Federico Chiesa mund të shërohet në kohë për të luajtur të dielën në 20:45 kundër Milanit.

Anësori mungon që prej ndeshjes me Atalantën për shkak të një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë, por kontributi i tij ka qenë thelbësor për ecurinë e skuadrës falë 13 golave e 11 asistimeve në 41 paraqitjet sezonale në të gjitha garat.

Italiani e ndoqi mes emocionesh fitoren e fundit të “Zonjës” në Udine dhe tashmë mezi pret të jetë mes protagonistëve. Milani është i paralajmëruar, pasi kujtojmë se Chiesa ishte vendimtar me dygolshësh në fitoren qe bardhezinjtë siguruan në fazën e parë në “San Siro”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here