Monaco është shndrruar në një nga skuadrat më efikase këtë edicion në futbollin evropian, ku golat sidomos në shtëpi janë me bollëk.
Sonte Monaco ka realizuar fitore ndaj Nantes me rezultat 4:0, në një ndeshje me shumë raste shënimi që nga fillimi e deri në fund.
Golat për skuadrën e “Principatës” u shënuan nga Lottin (dy herë), Germain dhe Fabinho.
Pas 28 xhirove në Ligue1, Monaco kryeson me 65 pikë, tre më shumë se skuadra e radhitur në pozitën e dytë Paris SG.