Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni, shkruan zeri.info.

Xhudistja kosovare e ka eliminuar në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, ndërsa më parë, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp.

Në finale, kampionia evropiane, botërore dhe olimpike do të përballet me rusen Alesya Kuznetsova. /Zëri/

Artikulli paraprakSkuadra nga Serie B “përfaqësohet” në gjysmëfinale të Champions League [FOTO]
Artikulli tjetërHumb Distria, mbetet pa medalje