Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka mposhtur amerikanen Angelica Delgado, për të kaluar në finalen e madhe të Grand Slamit që po mbahet në Paris në kategorinë deri në -52.
Në finale Majlinda do të përballet me japonezen Natsumi Tsunoda, e cila mposhti kosovaren Distria Krasniqi në gjysmëfinale, duke shmangur një finale kosovare në këtë Grand Slam, shkruan Korneri.net