Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka triumfuar sot në finalen e Mastersit të xhudos që është mbajtur ne Doha duke fituar medaljen e artë, derisa vetëm pak orë më vonë medalje Kosovës i ka siguruar edhe Majlinda Kelmedi.

Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Kelmendi mposhti për të bronztën belgen , Charline Van Snick. Pas pak mund të vije medalja e tretë, me Nora Gjakovën, që po e kërkon të bronztën në -57 kg. /Zeri.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here