Milani vazhdon të humbasë lojtarë të rëndësishëm gati çdo javë.

Pas Calabria, Messias dhe Maldini, njëri ndër portierët më të mirë në Evropë, Mike Maignan gjithashtu detyrohet të pauzojë për disa muaj.  Portieri francez prej disa javësh jeton me dhimbje në kyçin e dorës së majtë dhe konsultimi i fundit me mjekët çoi në vendimin për t’iu nënshktruar operacionit, përcjell Korneri.net

Pas mendimit të specialistit, Maignan do t’i nënshtrohet një artroskopie që do të kryhet nga profesor Loris Pegoli. Klubi Rossoner nuk humbi kohë dhe e solli në Milanello portierin Antonio Mirante, i liruar pas përvojës së tij të fundit në Romë. Ai do të nënshkruaj  kontratë deri në qershor me një opsion për vitin e ardhshëm. Në mëngjesin e sotëm, Mirante kreu  vizitat mjekësore në Klinikën Columbus.

Kundër Veronës do të jetë radha e Tatarusanut, portierit  rumun, por Stefano Pioli do të duhet të merret me urgjencën edhe në pjesë tjera të fushës. As Ibrahimovic nuk duhet të riaftësohet  për ndeshjen kundër Gialloblù (suedezi punoi veçmas siç ishte planifikuar, sot ose nesër ai mund të kthehet në stërvitje në grup. Vetëm pas kthimit të tij në kapacitet të plotë Pioli do të vendosë nëse do ta përfshijë ose jo në mesin e skuadrës).

Për Maignan kohët e rimëkëmbjes janë të pasigurta, dhe vetëm pas operacionit do të kemi një ide më të saktë se sa kohë do të duhet për t’u rikthyer në fushë. Por ndalesa mund të jetë shumë më e gjatë se 10-15 ditët e supozuara në fillim. Pra, do të duheshin  gjashtë javë në rast të problemeve vetëm me skafoidin apo edhe kthimin në vitin e ri nëse ka pasur edhe një problem me ligamentet e kyçit të dorës. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here