Sipas raporteve të “Mundo Deportivo”, ylli i skuadrës angleze Leicester City, Riyad Mahrez do të largohet nga skuadra aktuale gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan “Korneri.net”.

“Mundo Deportivo” shkruan poashtu se reprezentuesi algjerian pritet të nënshkruajë me klubin nga Ligue 1, Olympique Marseille.

Mahrez së fundmi ishte kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën. Por, Marseille duket se do ta fitojë garën për blerjen e tij për rreth 30 milionë euro./Korneri.net.

Artikulli paraprakMediat spanjolle: Barcelona të gatshme 30 mln euro për “nxënësin” e Valverde
Artikulli tjetërZyrtare: “FFF” e shpërblen me kontratë të re Deschamps-in