Raportet më të fundit në mediat italiane bëjnë të ditur se Milan e ka një plan tejet konkret për përforcime gjatë merkatos së verës së ardhshme dhe i pari në “orbitën” e klubit është ylli i skuadrës kampione aktuale Leicester City, Riyad Mahrez.

Raportohet poashtu se për Mahrez kanë filluar kontaktet dhe një ofertë konkrete dhe atraktive nga Milan do të ishte e pranueshme për Leicester, pasi këtë edicion skuadra e Ranierit është jashtë luftës për titull në Premier League dhe vet anësore atakues kërkon të luajë në nivele sa më të larta të futbollit evropian.

Artikulli paraprakBarcelona kërkon të “vdekurin” e Chelsea
Artikulli tjetërNice e bën Balotellin me super-partner në sulm?