Riyad Mahrez ka pranuar të transferohet tek Arsenal, sipas disa raportve të paverifikuara në vendlindjen e lojtarit, Algjeri.

Gjithashtu raportohet që Arsene Wenger ka në plan të bëjë dhe dy transferime të tjera përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës.

Sipas faqes algjeriane Le Buteur, raporton që Mahrez ka pranuar të largohet nga Leicester, pasi dhe agjenti i tij është takuar me Wenger.

Por që nga publikimi i lajmit faqja nuk është në fuksion, duke lënë kështu të paverifikuar lajmin.

Artikulli paraprakMilan low cost!!!
Artikulli tjetërKloop mendon për zgjidhien e problemit në mbrojtien e Liverpool