Para dy edicioneve ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në Premier League, dhe ka mundur vetëm një vit më vonë të shitej nëpër skuadrat më të mëdha evropiane, mirëpo një marrëveshje me kryesinë e kubit i ka kushtuar shumë pasi në edicionin e sapo përfunduar nuk iu dëgjua pothuajse asnjëherë emri i tij, shkruan Korneri.net.

Fjala është për Riyad Mahrezi i cili ka kërkuar nga klubit të shitet gjatë kësaj vere sepse dëshiron stimulim të ri dhe një klub tjetër më të madh. “Bisedova me presidentin vitin e kaluar dhe jemi dakorduar që të jemi së bashku deri në fund të këtij edicioni, dhe mendoj se ka ardhur koha të largohem” tha Mahrez vlera e të cilit është dukshëm më i vogël se që kishte një vit më herët. /Korneri.net

Artikulli paraprakEbay i lëshon në shitje fanellat e Juventusit (tripleta)!!!
Artikulli tjetërDortmundin e drejton trajneri kroat?!