Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Atletiko Madridit dhe Arsenalit që do të luhet sot në stadiumin “Wanda Metropolitana” do të ketë një rëndësi të veçantë nga forcat e rendit, pasi do të jenë të angazhuar plot 1300 policë për këtë takim.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Delegacioni i Qeverisë spanjolle, ku kërkohet nga tifozët që të evitohet përdorimi i transportit privat dhe të përdoret më shuam transporti publik, sidomos në zonën pranë stadiumit. Ata kanë kërkuar gjithashtu nga tifozët, që paraqitja në stadium të bëhet rreth 2 orë para fillimit të ndeshjes, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata në kontroll.
Policia do të jetë prezente në stadium para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes si dhe do të ketë disa agjentë të cilët do të kontrollojnë zonat e frekuentuara nga turistët, në mënyrë që të shmangen përplasjet me tifozët, sidomos ato që vijnë nga Anglia për të mbështetur Arsenali.
Ndeshja e parë e luajtur në “Emirate Stadium”, u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që miqtë e Atletiko Madridit u detyruan të luajnë me një lojtar më pak që nga minuta e 12, kur Vrsaljko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Këtë ndeshje, në krye të pankinës së spanjollëve, do të jetë zëvendës trajneri pasi Diego Simeone u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë.