Edhe pse kohëve të fundit fitorja si mysafir nuk është një mision i pamundur, megjithatë diçka e tillë nuk është e lehtë të arrihet në futbollin kosovar.

Dhe, në këtë aspekt mund të krenohet Feronikeli, i cili është ekipi që ka fituar më së shumti pikë si mysafir gjatë sezonit vjeshtor të Superligës, shkruan sot gazeta Zëri.

“Nikli” ka arritur t’i marrë 13 pikë në nëntë ndeshjet e zhvilluara larg Drenasit.

Ekipi gjelbërebardh i ka regjistruar dy fitore e shtatë barazime dhe nuk e ka pësuar asnjë humbje si mysafir.

Artikulli paraprakWestbrook”, “Mike Tysoni i basketbollit”, shkruan historinë
Artikulli tjetërKompania që rinovoi “Adem Jasharin” i kërkon mjetet nga MKRS-ja përmes përmbaruesit