Ia pane sherrin futbollistëve serbë të cilët i huqën dy penalltitë.

Ndeshje fenomenale edhe ajo e kthimit Besiktas-Lyon.
Pas ndeshjes së parë e cila i takoi në 15 minutat e fundit francezëve 2:1, me të njëjtin rezultat përfuduan 90 minutat e kohës së rregullt në Stamboll, e më pas u deshtën dy herë nga 15 minuta dhe në fund edhe penalltitë pasi rezultati më nuk ndryshoi.
Anderson Talisca ishte larg lojtari më i mirë i Besiktasit pasi i shënoi të dy golat e skuadrës së tij, atë të epërsisë së parë dhe më vonë edhe të dytin, kurse barazoi përkohësisht sulmuesi më i mirë i Lyon, Alexandre Lacazette.

Në penallti më të suksesshëm ishin mysafirët të cilët kualifikohen në gjysmëfinale të këtij edicioni në Europa League me rezultat të përgjithshëm 7:6.

Artikulli paraprakAjax i madh bën mrekullinë, siguron gjysmëfinalen midis Gjermanisë…
Artikulli tjetërOfertë e çmendur e Florentino Perez!!!