Në vendin tonë ekziston një e keqe shumë e madhe e cila ka qenë, është dhe do të jetë edhe për shumë të tjera, që e respektojmë më shumë të huajin se vendorin.
Kjo po ndodh tashmë te klubi më i madh kosovar FC Prishtina. Trajneri gjerman Lutz Lindemann e ka shkatërruar klubin me lojërat shumë të dobëta sidomos në pranverë pasi skuadra po luan ma ide të qarta dhe organizim të mirëfillit.
Humbja nga Drita që ishte e treta në pranverë përfshirë këtu eliminimi nga Digitalb Kupa, nuk do përgjigje tjetër nga kryesia e klubit veç se t;ia tregoj derën gjermanit për shkak se kaltër e bardhët janë jashtë çdo objektivi.

Ky hap duhet të ndërmiret shumë shpejt pasi asgjë te Prishtina nuk po shkon si duhet, kurse emri që më shumti po përfolet nëpër mediat e ndryshme kosovare është ai i Gani Sejdiut, i cili jo rastësisht ka qenë prezent në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujvës për ta marr nga afër humbjen e Prishtinës nga Drita 0:1.

Artikulli paraprakDrenica mposhti Llapin në duelin me pesë kartonë të kuq
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Torino-Inter