Francesco Totti falenderon Diego Armando Maradonën. Kampioni i Romës ka marrë një tufë me trëndafila të kuq nga kampioni argjentinas që këto ditë ndodhet në Napoli.

Në faqen e tij në Facebook, numri 10 i Romës falenderon Maradonën duke publikuar një foto me tufën me lule bashkë me biletën që i ka dërguar, Diego, citon “lapsi.al”.

“Shumë faleminderit Diego Maradona për kujtesën. Një vit të mbarë për ty dhe familjen tënde” – shkruan Totti. Maradona shkruan në letër: “Urime dhe një vit të ri të lumtur të gjithë familjes Totti. Me shumë dashueri dhe vlerësime Diego Maradona”.

Artikulli paraprakFundi i edicionit edhe fundi i karrierës në futbollin aktiv….
Artikulli tjetërGjyqtarja italiane befason me linjat superseksi [FOTO]