Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë një test me Luksemburgun në transfertë në 4 qershor, një javë para takimit zyrtar me rivalët kryesorë për vendin e 3 në grupin G të eleminatoreve të Botërorit, që është dhe objektivi i mbetur për këtë fushatë për ekipin kuqezi.SS
Padyshim që miqësorja me Luksemburgut do t’i shërbejë shumë De Biasit për të testuar individët në dispozicion për sa i përket formës, por edhe për të provuar skema e bashkërendim të lojës para përballjes me Izraelin që do të zhvillohet në Haifa. Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e 4-ët në grup me 6 pikë, 3 më pak se Izraeli.
Ajo e 4 qershorit do të jetë përballja e tretë miqësore ne histori mes Shqipërisë e Luksemburgut që në total janë ndeshur 7 herë, takime gjatë të cilave janë rregjistruar 4 fitore të Kombëtares kuqezi, një barazim dhe një sukses i Luksemburgut.

Artikulli paraprakSulmi ndaj Borussias, me referenca ekstremizmi islamik. Gjendet letra e atentatorëve në vendngjarje
Artikulli tjetërJuventusi i frikshëm në statistika: Kështu shkohet në finale