Inter në çerekfinale të Coppa Italia.

Neroaxurët mposhtën në Firence skuadrën vendase Fiorentina me rezultat 1-2, por vetëm pas vazhdimeve, pasi koba e rregullt u mbyll 1-1, shkruan Korneri.net

Inter ishte skuadër më e mirë në përgjithësi dhe kaloi në epërsi me golin e Arturo Vidal nga penalltia e dhënë me VAR. Por, Inter si shpesh këtë vit ka pranuar gol pak minuta brenda pjesës së dytë. Atë e realizoi sulmuesi Cristian Kouame.

Pas këtij goli trajneri Antonio Conte inkuadroi në lojë sulmuesin Romelu Lukaku, i cili arriti të shënonte golin e fitores në minutën e 119, pas asistimit perfekt të Barellas.

Në çerekfinale Inter takohet me rivalin e madh të qytetit, Milanin. /Korneri.net

Artikulli paraprakI skadon kontrata në verë, Barça futet në garë për Agueron
Artikulli tjetërSimeone trajner i dekadës, mposhti rivalët e vet