Roma luan ndaj Inter të dielën në orën 18:00, teksa publiku zikaltër i San Siros pret me padurim për të vërshëllyer në kor Romelu Lukakun.

Ultrasit e Inter ndjehen të tradhtuar nga belgu që në verë premtoi rikthimin te Inter dhe më pas flirtoi me Juventus, për të përfunduar te Roma.

Megjithatë, belgu duket se nuk e ndjen presionin para ndeshjes dhe mediat zbulojnë se sulmuesi i është rrëfyer shokëve të skuadrës se kontestimet e tifozëve as që nuk i bëjnë përshtypje.

“Unë nuk kam frikë” i ka thënë Lukaku miqve të tij te Roma. Kujtojmë se atmosfera është mjaft e ndezur me ultrasit e Inter që në më shumë se një rast kanë paralajmëruar protesta të fuqishme ndaj Lukakut për t’i dhënë sipas tyre atë që meriton një tradhtar.

Ndeshjen mes Inter dhe Romës mund ta ndiqni në SuperSport 1 duke nisur nga ora 18:00.

Artikulli paraprakJuventusi skuadër me fat, fitoi në minutën e 97
Artikulli tjetër1 pikë në 10 ndeshje, në Premier League regjistrohet starti më i dobët në histori