Goditje e madhe për Interin.

Romelu Lukaku u detyrua të kërkojë zëvendësim gjatë ndeshjes së fituar  6-2 ndaj Crotones, në minutën e 75-të, për shkak të një tkurrjeje në “quadriceps” të kofshës së djathtë. Para lëndimit, belgu kishte shënuar një gol (për 4-2) dhe i dha një asist Lautaros, përcjell Korneri.net

Sulmuesi menjëherë u ndal, e lëshoi lojën duke prekur kofshën e tij të djathtë. Pasi ai u largua nga fusha, Conte i kërkoi atij informacion. Testet e mëtejshme do të kryhen në orët e ardhshme për të sqaruar shkallën e problemit dhe kohën e rimëkëmbjes. Humbja e tij tani do të ishte një problem i madh për Interin. Më 6 Janar Inter luan ndaj Sampdorias, më 10 Janar me  Romën në San Siro, pastaj ndaj Fiorentinas (13 Janar) dhe Juventus (17 Janar).

Ju  kujtojmë se në fillim të nëntorit Lukaku kishte pauzuar për shkak të një problemi të muskujve në kërdhokullat e tij, duke humbur dy ndeshje: një me Parmën (2-2) dhe në Ligën e Kampionëve me Real Madridin (humbi 3-2 në Valdebebas). /Korneri.net

Artikulli paraprakMorata lëndohet, nuk luan sonte
Artikulli tjetërVettel: Mercedes mbetet favorit, dua të shkruaj historinë me Aston Martin