Në basketboll do të quhej (double-double), por në futboll nuk ka ndonjë emër që e përkufizon këtë të arritur.

Romelu Lukaku pas vitit të tij të dytë në futbollin italian që sipas tij është shumë i vështirë, dhe më i vështiri në botë për sulmues, e fitoi titullin e kampionit, që për Interin ishte i 19-ti, në histori të klubit, shkruan Korneri.net

Pa asnjë dyshim Lukaku ishte më meritori për këtë sukses, e sidomos të ndalej dominimi nëntë vjeçar i Juventusit. Reprezentuesi belg hyri në histori të Serie A, si futbollisti i vetëm që katër xhiro para fundit ka shënuar 21 gola e 10 asistime. Askush deri tash nuk e ka regjistruar këtë në futbollin italian, por sigurisht se numri i golave do të mund të rritet ende, pasi janë edhe katër përballje deri në fund, në mënyrë që ai të shënoj ende gola, edhe për faktin që nuk ka realizuar që pesë ndeshje, që nga 3 prilli kundër Bolognas. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here