Romelo Lukaku ka konfirmuar lajmet që po qarkullojnë ditët e fundit për transferimin e tij te Roma.

Ai ka thënë në një prononcim për mediet belge se nesër, të dielën, do të firmosë me “verdhekuqtë” e kryeqytetit italian.

Jam nervoz. Nesër do të shkoj në Romë për të nënshkruar kontratën”,-deklaroi qendërsulmuesi pasi u largua nga Chelsea drejt Belgjikës, ku ndodhet aktualisht me familjen e tij.

Tani për tani, drejtuesit e Romës po finalizojnë detajet e huazimit të sulmuesit nga “Blutë” e Londrës deri më 30 qershor.

Artikulli paraprakBellingham po e bën Benzeman, i jep edhe tri pikë të reja Realit
Artikulli tjetërAksident i frikshëm! Futbollisti humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me murin, disa shokë të skuadrës të plagosur