Më në fund pamë një skuadër të fortë, agresive, kompakte dhe efikase të quajtur Manchester United.
Paraqitja e djelmoshave të Jose Mourinho ndaj West Ham që luajti shumë dobët, ishte e jashtëzakonshme dhe mund të themi lirisht se ka vite e vite që nuk ka luajtur në këtë nivel kaq të lartë, shkruan Korneri.net.
Manchester United e shkatërroi kundërshtarin duke e mposhtur 4:0, dhe jo vetëm kaq, pasi loja e “djajëve të kuq” e sidomos sulmuesit Romelu Lukaku, që nga xhiroja e parë po i paralajmëron kundërshtarët në Premier League, se çdo gjë përveç titullit është mossukses për ta.
Pikërisht reprezentuesi belg i shënoi dy golat e parë në këtë duel, për të vazhduar Anthony Martial me tu inkuadruar në lojë, ndërsa golin e fundit dhe mjaftë të bukur e shënoi Paul Pogba për “pokerin” e Man.United. /Korneri.net